Dosja e të dyshuarve që u kapën me mbi 17 kg drogë në Prizren

Tre të dyshuar janë ulur në bankën e të akuzuarve për t’u përballur me akuzën e Prokurorisë për kryerjen e veprës penale posedimi, shpërndarje dhe shitja e pautorizuar e narkotikëve.

Daim Daçaj, Bekim Cikaj dhe Kadri Berisha po akuzohen se në qershor të vitit 2022, gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur 17.3 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Të mërkurën të pandehurit pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Ervehe Gashi, u deklaruan rreth fajësisë.

Bekim Cikaj dhe Kadri Berisha nuk e pranuan fajësinë, kurse Daim Daçaj e ka pranuar fajësinë.

Mirëpo, kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani mori vendim që ta refuzoj pranimin e fajësisë në këtë fazë të procedurës.

Gjykata njoftoi të akuzuarit se kanë të drejtë në kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës.

Seanca e radhës u caktua për më 13 dhjetor 2022.

Sipas Prokurorisë më datë 1 qershor 2022, në Prizren i pandehuri Daim Daçaj merr automjetin me qira dhe më pas në hyrje të autostradës takohet me dy të dyshuarit e tjerë Bekim Cikaj dhe Kadri Berisha.

Aktakuza thotë se i dyshuarit Kadri Berisha merr drejtimin e veturës, ku zyrtarët policorë i japin shenjë që të ndalet por i pandehuri nuk i zbaton urdhrat.

Sipas organit të akuzës, të pandehurit tutje kanë vazhduar kur pas rreth 1 kilometër e braktis veturën në lëvizje dhe ik në drejtim të panjohur ku vetura pa vozitës bie në një kanal.

Gjatë kontrollit të automjetit policia ka gjetur dhe sekuestruar 36 qese plastike me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 17,342 kilogramë të sistemuara në një thes dhe një valixhe.

Me këtë sipas Prokurorisë të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope.