Dosja e pronës - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi rreth pretendimeve se një pronë e blerë nga një qytetar në vitet ’90 kaloi në emrin e djalit të një zyrtareje të Komunës së Fushë-Kosovës.

Çfarë thonë personat që pretendojnë se pronën e blenë në vitet ‘90 por e humbën 30 vite më pas?

Çka thotë trashëgimtari i kësaj prone dhe a e dinte ai se ku është kjo pronë?

Në pjesën e dytë të emisionit transmetohet rrëfimi i një gruaje viktimë e dhunës në familje.

Si u trajtua në Gjykatë denoncimi i parë i dhunës i raportuar në vitin 2011?

Me çfarë dënimesh u ndëshkua kryerësi i kësaj dhune?