Dosja e Prokurorisë: Si tentuan dy të dyshuarit të transportojnë drogë nga Kosova në Serbi

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgimin e dy personave të dyshuar të cilët kanë tentuar të transportojnë drogë në Serbi.

Prokuroria ka bërë të ditur se të dyshuarit F. H., dhe A. N., me 8 shtator të këtij viti, rreh mesnatës dyshohet se në bashkëveprim, me dashje dhe pa autorizim kanë transportuar 15 kilogram marihuanë, e cila ka qenë e mbështjellë në një valixhe.

Tutje është bërë e ditur se të dyshuarit janë dakorduar që këtë substancë përmes pikës kufitare ‘’Dheu i Bardhë’’, ta transportojnë në Serbisë.

Por, pasi janë afruar tek pika kufitare, nga frika që të mos hetohen nga organet e ndjekjes, në një distancë prej 500 metra, të njëjtën e kanë hedhur nga dritarja e automjetit, me qëllim që t’i shmangen identifikimit të tyre.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme të dyshuari janë identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Në këtë rast, është i përfshirë edhe një person i dyshuar, i cili për momentin gjendet në arrati.