Ilustrim

Dosja e Prokurorisë: Si bënte kontrabandë me migrantë shtetasi sirian në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj M.A, shtetas i Sirisë, i cili gjendet në paraburgim nga data 22 gusht, nën dyshimin se ka kryer kontrabandimi me migrantë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A,  me 22 gusht të këtij viti, rreth orës 04:00 në Prizren, është vërtetuar se merret me kontrabandim me migrantë.

Sipas aktakuzës, I dyshuari paraprakisht ka kontaktuar me të dëmtuarin A.K, përmes telefonit gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë me datat 16 dhe 19 gusht, duke u marrë vesh që i njëjti t’i dërgojë deri në kufirin e Kosovës në Pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Në aktakuzë thuhet se më pas të dëmtuarit kanë kaluar jashtë vendit të përcaktuar përmes malit dhe kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas hyrjes në territorin e Kosovës,  A.K i ka pritur në vendin e caktuar dhe me automjet i ka bartur deri në qytetin e Prizrenit.

“Më pas, në afërsi të një hoteli është ndaluar nga ana e patrullës së Policisë dhe me kontrollimin paraprak të automjetit është vërtetuar se në automjet kanë qenë tre shtetas të huaj A.K, O.S, dhe A.I, të cilët nuk posedonin asnjë dokument identifikues, me ç ‘rast është vërtetuar se dy prej tyre janë nga Siria ndërsa i treti është shtetas Irakian, të cilët më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast.

Prizren: Ndalohet tentativa për të kontrabanduar shtetas sirianë