
Foto: KALLXO.com
Dosja e prokurorisë: Si arriti e mitura të arratiset nga dritarja e shtëpisë së të dyshuarit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në dosjet e organeve të rendit dhe drejtësisë pasi një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person 33-vjeçar me inicialet Sh. Ll.
KALLXO.com ka arritur që të siguroj dosjen e prokurorisë në të cilët përshkruhen detaje të ngjarjes së ndodhur mes datave 3 dhe 5 maj pra.
E mitura, 14 vjeçare me inicialet H.F., kishte rrëfyer para policisë së ishte dhunuar nga i dyshuari në shtëpinë e këtij të fundit.
E gjithë ngjarja sipas dosjes nis kur në mes të datave të lartë përmendura, e mitura ishte duke ecur rrugës dhe 33 vjeçari e kishte ndjekur dhe e kishte përshëndetur fillimisht, por e njëjta nuk kishte ndaluar dhe kishte vazhduar rrugën.
Tutje i dyshuari Sh.Ll., nuk kishte ndaluar dhe kishte vazhduar sërish ndjekjen e së miturës dhe e kishte ftuar për kafe në një lokal në lagjen Piskot të Komunës së Gjakovës.
Në dosje përmendet se e mitura dhe i dyshuari kishin pirë kafe e më pas kishte ndodhur edhe vepra penale.
Kjo pasi që siç thuhet në kërkesën për paraburgim, 330-vjeçari e kishte dërguar në shtëpi e tij viktimën dhe pa dëshirën e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale për tri herë, pa dëshirën e saj.
Madje kjo vepër penale rëndon mbi të dyshuarin pasi që e njëjta ishte e mitur.
Pas ngjarjeve të rënda që kishte përjetuar, e mitura kishte arritur që të arratiset nga shtëpia e 33 vjeçarit duke dalë nga dritarja.
Më pas ajo ishte nisur drejtë stacionit policor dhe kishte raportuar ngjarjen që i kishte ndodhur.
Policia ka njoftuar se dy natë më parë ka arrestuar të dyshuarin i cili aktualisht gjendet në ndalim me urdhër të prokurorit të rastit.
Pas dërgimit të kallëzimit penal nga Drejtoria rajonale në Gjakovë, prokurori i rastit ka kërkuar edhe masën e paraburgimit për 30 ditë nga ana e Gjykatës në Gjakovë.
Dosja: 33-vjeçari dyshohet se dhunoi tri herë seksualisht 14-vjeçaren