Rasti 'Brezovica' - Ilustrim

Dosja e prokurorisë: Sekuestrohen përkohësisht 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës

Prokuroria Themelore në Ferizaj nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se ka sekuestruar rreth 100 objekte të ndërtuara pa leje në zonën e Brezovicës.

Sipas këtij njoftimi, prokuroria pas vlerësimit të raporteve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Agjencisë Kadastrale lidhur me inspektimin e jashtëzakonshëm të objekteve të ndërtuara në Brezovicë, ka konstatuar se mbi 100 objekte janë të ndërtuara pa leje dhe të njëjtat i ka sekuestruar.

Sipas prokurorisë, këto objekte janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme si rrjedhojë e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrje e dhënie ryshfeti, prandaj edhe i ka sekuestruar përkohësisht.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë” – thuhet në njoftimin e prokurorisë.

FOTO – Dosja ‘Brezovica’, fillon sekuestrimi i rreth 100 objekteve në zonën e Parkut Kombëtar Sharri