Dosja e Prokurorisë për vrasjen në Pejë: I arrestuari qëlloi me TT në drejtim të viktimës

Avni Ademaj, vëllai i ish-kandidatit për kryetar të PDK-së, të ndjerit Astrit Ademaj, dyshohet se ka privuar nga jeta Blerand Kadrijajn.

Këto dyshime janë konstatuar në kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

“..pasi dy viktimat kishin filluar të shtënë në drejtim të njërit tjetrit, aty i pandehuri pa hezitim kishte nxjerr nga brezi armën pistoletë të tipit TT, me të iclën dyshohet se kishte shtëne disa herë në drejtim të viktimës, Blerand Kadrijaj, ku nga këto të shtëna dyshohet të këtë privuar nga jeta të ndjerin Blerand Kadrija”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Kërkesa e prokurorisë për masë të paraburgimit do të trajtohet sot në seancën dëgjimore që do të mbahet në orën 14:00.

Të mërkurën në mbrëmje në qytetin e Pejës mbetën të vdekur Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj pas të shtënave me armë. I plagosur kishte mbetur Avni Ademaj.

https://kallxo.com/lajm/vrasja-ne-peje-zbardhet-deklarata-e-te-arrestuarit-versioni-i-tij-per-vrasjet/