Ilustrim

Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që rrahu gruan shtatzënë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M. M., për shkak se i njëjti ka rrahur gruan e tij shtatzënë.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, burri me dashje e ka rrahur gruan e tij pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur.

Sipas prokurorisë, pas një mosmarrëveshje paraprake, rreth djalit të tyre 1 vjeçar, burri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, gruas i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor.

Burri dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, nen paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin 1, nen paragrafin 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.