Prokuroria Themelore në Ferizaj

Dosja e Prokurorisë ndaj ish menaxherit të BKT-së i cili po dyshohet se u përfshi në tërheqjen e 95 mijë eurove nga llogaria e një qytetari

Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve I. A., dhe Sh. B.

Kjo kërkesë është bërë pasi për dy të pandehurit ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 nëntor të vitit të kaluar kanë tërhequr nga një bankë, në mënyrë të kundërligjshme 95 mijë euro të cilat ishin në emër të një personi tjetër.

Sipas njoftimit të prokurorisë, i pandehuri Sh. B. ishte paraqitur si klient i rrejshëm në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Ai thuhet se paraprakisht ka pasur marrëveshjes me të pandehurin tjetër, I. A., i cili njëkohësisht ka kryer punën e menaxherit në BTK, dega në Pejton.

Sh. B. në ditën e 17 nëntorit ishte paraqitur në BKT në emër të të dëmtuarit D. G..Pas kësaj i pandehuri I. A. nuk e kishte verifikuar fare nëse i pandehurin po paraqitej si klient i rremë.

Tutje, I. A. kishte biseduar në telefon me homologun e tij në Ferizaj dhe i kishte rekomanduar nëpunëses së tij që t’i shkruaj një e-mail degës në Ferizaj për ta njoftuar se i pandehuri Sh. B., që po paraqitej si klient i rremë, pasdite do të shkonte për tërheqjen e shumës prej 95 mijë euro.

Po në atë ditë, i pandehuri Sh. B., ka shkuar dhe ka tërhequr shumën e parave të lartcekur duke nënshkruar në emër të të dëmtuarit D. G.

Dy të pandehurit dyshohen për kryerje të veprës penale “Mashtrimi”, “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Ndërsa, pasi për të pandehuri Sh.B., ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka nënshkruar në vend të klientit të dëmtuarit D. G., për tërheqjen e shumës 95 mijë euro, ai dyshohet se ka kryer edhe veprën tjetër penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Ish drejtori i një banke arrestohet, pasi dyshohet se është përfshirë në tërheqjen e mijëra eurove nga llogaria e një qytetari