Makina e Oliver Ivanovic pjesërisht e djegur nga sulmues të panjohur në korrik 2017. Foto: KoSSev

Dosja e Prokurorisë: Kush e dogji veturën e Oliver Ivanoviqit gjashtë muaj para vrasjes?

Në korrik të vitit 2017, vetura e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, ishte kapluar nga flakët.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën ndaj gjashtë personave të cilët dyshohet se janë të involuar në vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Prokuroria Speciale kishte nxjerrë disa të dhëna dhe komunikime nga ana e telefonit të ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, i vrarë më 16 janar të vitit të kaluar.

Dëshmitë e siguruara tregojnë se një dëshmitar i kishte siguruar fotografi të veturës së Oliver Ivanoviqit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017 për të cilat dëshmitari kishte treguar se aktin e kishte kryer Marko Roshiq.

Marko Roshiq, sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com, dyshohet se në bashkëpunim të ngushtë me Nedelko Spasojeviqin, Rade Basaranin, Milan Radojiçiqin, Zvonko Veselinoviqin dhe Zhelko Bojiqin (këta tre të fundit gjenden në arrati), kanë ndihmuar vrasjen, duke e përcjellë Oliver Ivanoviqin, para vrasjes ndërsa pas vrasjes në xhepin e Oliver Ivanoviq siç ka përshkruar Prokuroria është gjetur një copë letre me targa të një veture, e cila veturë më pas kishte përcjellë  edhe vëllanë e Ivanoviqit, e cila më pas ishte konstatuar se është vetura e Milan Radojiçiqit.

Madje i njëjti dëshmitar e kishte njoftuar Ivanoviqin vazhdimisht për bandën kriminale të veriut të udhëhequr nga Milan Radojiçiq.

Po ashtu, sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com, thuhet edhe se Oliver Ivanoviq kishte marrë një SMS nga i njëjti dëshmitar në të cilin thuhej: “Do të përkrahim sigurisht, vetëm përpara dhe ruaje familjen dhe veten sa të mundesh. Budalla janë”. Ndërsa Ivanoviq i ishte përgjigjur: “Nesër do ta thërras prokurorin që të fillojë hetimet”.

Në një bisedë telefonike mes një politikani serb dhe një asamblisti në Komunën e veriut të Mitrovicës, bisedë kjo e cila kishte zgjatur 13 minuta në ditën e vrasjes, ishte thënë se vrasjen e ka kryer banda e drejtuar nga Milan Radojiqi. Në këtë bisedë sipas Prokurorisë Speciale thuhet edhe se organizator i vrasjes është shteti  i Serbisë.

Oliver Ivanoviqit i Digjet Makina

Ish- politikani serb i Kosovë, Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar të vitit të kaluar.

KALLXO.com gjatë ditës do të ju njoftojë për aktakuzën e Prokurorisë Speciale dhe rolin e gjashtë të akuzuarve Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Policia Jep Detaje për Vrasjen e Ivanoviqit