Foto: Ilustrim

Dosja e Prokurorisë: Inspektorët rrejshëm deklaruan se lokali në Gjilan po respektonte masat

Pesë inspektorë komunalë të Gjilanit u arrestuan të dielën nën dyshimin se kanë falsifikuar dokumentin zyrtar.

Sipas prokurorisë, inspektorët me inicialet SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R, më 15 Gusht 2020, si persona zyrtarë, gjatë inspektimit në kafiterinë “Lujo Pub”, në Gjilan, në asistencën e Policisë̈ së Kosovës, lidhur me implementimin e masave të sigurisë̈ për COVID-19, kanë përpiluar dokument zyrtar (procesverbal), duke shënuar të dhëna të rreme.

Sipas prokurorisë, inspektorët kishin shkruar se në atë lokal gjithçka është̈ në rregull, edhe përkundër faktit se aty kishte një numër të konsiderueshëm të klientëve, duke mos u respektuar distanca sociale dhe rregullat e tjera të parapara nga Qeveria e Kosovës.

Të dyshuarit gjendeshin në ndalim 48 orësh dhe Prokuroria  në Gjilan më pas kërkoi që ata të vendoseshin në arrest shtëpiak.

Pas seancës dëgjimore të zhvilluar të dielen pasdite, gjykata ka marrë vendim me të cilin e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë lidhur me caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve.

Në arsyetimin e vendimit të gjykatës  thuhet se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e arrestit shtëpiak.

“Prokurori gjatë seancës dëgjimore nuk ka paraqitur ndonjë̈ rrethanë të veçantë̈ mbi bazën e së cilës do të ekzistonte rreziku që të pandehurit do ta përsërisin veprën penale dhe do të ndikonin në dëshmitaret e rastit, pasi që të njëjtit janë̈ dëgjuar në polici dhe prokurori”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ndër të tjera, në arsyetimin e vendimit thuhet se nga koha e kryerjes së veprës penale e deri më tani prokuroria ka pasur kohë t’i kryejë hetimet edhe më herët, si dhe është̈ hera e parë që pesë të pandehurit janë ndeshur me ligjin.