Dosja e Prokurorisë: Gruas i vdiq burri në Siri dhe u martua me një ushtar të ISIS-it

E.S, një grua nga Kosova ka pranuar fajësinë për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS.

Dosja e Prokurorisë shpjegon se e pandehura në vitin 2014 së bashku me bashkëshortin e saj M.S, kanë depërtuar në Republikën e Maqedonisë dhe kanë udhëtuar për në Stamboll të Turqisë, e më pastaj në qytetin Gazientep prej nga janë transportuar në drejtim të zonës kufitare me Sirinë.

Sipas prokurorisë, çifti ishte regjistruar në organizatën terroriste.

Më tutje në aktakuzë thuhet se e pandehura ka kontribuar në pikëpamje logjistike të mbështesë luftëtarët e ISIS-it, dhe njëkohësisht është financuar  nga ISIS për shumën e të hollave prej 100-150 dollar në muaj, si dhe me pako ushqimore.

Gjithnjë sipas aktakuzë, e akuzuara  pas  vdekjes së bashkëshortit të saj ishte martuar  me personin e quajtur B.F, luftëtar i ISIS-it.

Ajo ka qëndruar dhe vepruar edhe më tutje në zonat e konfliktit në Siri ku ka kontaktuar edhe me luftëtarë  të tjerë të ISIS-it, ndërsa në muajin dhjetor të vitit 2018, janë arrestuar nga forcat demokratike Siriane derisa në prill të vitit 2019 e pandehura është riatdhesuar në Kosovë.

Vendimi për të nga gjykata pritet të merret më 27 janar.