Ilustrim

Dosja e Prokurorisë - Burri dyshohet se ka goditur tetë herë me thikë gruan e tij në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj M. J., nën dyshimin së njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 31 mars 2021, tek parku i qytetit në Gjakovë, ku i pandehuri me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën R. J., duke e goditur atë tetë herë me thikë, në qafë, gjoks, brinjë e duar.

Më pastaj, viktima nga lëndimet e marra është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Rasti ka ndodhur në prezencën e dy fëmijëve të tyre, ku më pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes.

Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit M. J., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 31 mars 2021

Gjakovë, burri dyshohet se sulmoi me thikë gruan e tij