Droga e sekuestruar (07.09.2022),

Dosja e prodhuesve të drogës në rajonin e Dukagjinit

Një aksioni zhvilluar dje nga Prokuroria e Pejës vuri në pranga 6 persona, pas një bastisje të kryer në këtë rajon.

Nga ky aksion janë sekuestruar 7 armë, dy Ak47 dhe pesë revole, rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm, 92 bimë kanabis, saktë marihuanë me lartësi 1- 1.5 m, mbi 25 gramë kokainë, 5 mijë e 500 euro para të gatshme, 6 telefona si dhe dokumente.

Nga dosja e prokurorisë së Pejës që është siguruar nga KALLXO.com thuhet se 6 të dyshuarit janë përfshirë në aktivitete krinminale lidhur me armë dhe në kultivim të kanabisit.

Dosja tregon se këta persona u zbuluan përmes përdorimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.

Prokuroria ka kërkuar sot paraburgimin ndaj 6 të dyshuarve.

Sipas Prokurorisë së Pejës, paraburgimi duhet caktuar pasi në hetimet që po i zhvillon prokuroria, duhet dëgjuar të pandehurit, andaj duhet shmangur rreziku që ata të komunikojnë me njeri-tjetrin dhe të bashkërendojnë bisedat e tyre.

Po ashtu, rreziku i përsëritjes se veprës është shkak tjetër që prokuroria po kërkon paraburgimin.

 Dje KALLXO.com ka raportuar për këtë aksion.

Çka u sekuestrua në aksionin e sotëm të Policisë? (FOTO)