Dosja e parave të Ministrisë së Kulturës për parandalimin e terrorizmit

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” do të trajtohet ndarja e parave publike për Organizatata Jo-Qeveritare në Kosovë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm te të rinjtë.

Gjithashtu gjatë emisionit do të trajtohet tema edhe se si një OJQ kishte arritur të futet në listën e pëfituesve të parave publike ani pse nuk i kishte marrë pikët e mjaftueshme të Komisionit Vlerësues.

Menaxherë të ndryshëm të projekteve rrëfyen se nuk punojnë më në atë çështje ndërsa, habiten kur dëgjojnë se ata nuk figurojnë në listën e Ministrisë së Kulturës se kanë mbyllur projektet dhe kanë treguar si janë shpenzuar paratë.

Gjithashtu në emisionin e sotëm do të flasin edhe zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të cilët ishin në dijeni të ndarjes së projekteve për OJQ-të.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në Televizionin RTK dhe live në Facebook të KALLXO.com.