Dosja e fajdeve në Prizren - LIVE

Sonte në “Kallxo Përnime” po transmetohen pamje ekskluzive të arrestimeve të cilat u realizuan për fajde në Prizren.

Një operacion i gjerë i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren përfundoi me disa të arrestuar të dyshuar për dhënie të parave me fajde.

Si ra në grackën e grupit të dyshuar djali i një biznesmeni në Prizren për të marrë fajde?

Cilat masa u përdorën për të hetuar rastin për fajde?

Pamje të bastisjeve dhe arrestimit të të dyshuarve.

Sa ishte kamata që do paguante djali i biznesmenit në Prizren për fajdetë që kishte marrë?

Çka u konfiskua në aksionin për grupin e dyshuar për fajde dhe cilat janë provat që ka siguruar prokuroria për këtë grup?