Ilustrim

Dosja e biznesmenëve që dyshohen për miliona euro fajde

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar në një aksion të gjerë të Prokurorisë së Ferizajt nën dyshimet për vepra të fajdeve dhe shmangies tatimore.

Në mesin e të arrestuarve janë pronarë të autosalloneve, por edhe biznesmenë të tjerë.

Gjykata e Ferizajt sot ka vendosur rreth masës së sigurisë për të dyshuarit.

Përderisa ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit për 14 të dyshuar, por e ka refuzuar për Skender Bajramin, pronar i autosallonit “Alberti”, për të cilin ka vendosur masën – ndalim për t`iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast.

Dosja e fajdeve përfshin pronarin e autosallonit “Alberti”

Një biznesmen me emrin Skender Bajrami, pronar i autosallonit ‘Alberti’, dyshohet se është përfshirë në veprën penale të fajdes.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 15 persona të dyshuar, ndër ta edhe Skender Bajrami, i cili sipas prokurorisë ka shitur veturë me fajde dhe të njëjtën më pas e ka blerë me cmim më të lirë, nga i njejti person.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e prokurorisë dhe në të thuhet se i dyshuari Skender Bajrami se nga fillimi i vitit 2021 e në vazhdim, në autosallonin ‘Alberti’ ka kontraktuar shuma të fajdes, ndaj të dëmtuarit me inicialet Xh.Sh., pronar i një kompanie.

I dëmtuari, si pasojë e pandemisë dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve ndaj personave të tjerë, ishte gjendur në vështirësi financiare. Në pamundësi për të kryer këto obligime që ishte future, i dëmtuari Xh.Sh. blerë  një veturë BMË X6, të pa doganuar, nga i dyshuari Skender Bajrami, në vlerë prej 86 mijë eurove.

Mirëpo, menjëherë të njejtën veturë i dëmtuari ia ka shitur Skender Bajramit, me cmim prej 67 mijë eurove, të cilat para i ka marrë në dorë, e me të cilat para i ka paguar për fajde tek i pandehuri Salih Sinani, duke shkaktuar dëm nga fajdeja prej 19 mijë eurove.

Me këtë, Prokuroria pretendon se Bajrami ka kryer veprën penale ‘Fajde’.

Tutje, Prokuroria pretendon se Skender Bajrami ia kishte shitur një veturë tjetër të dëmtuarit Xh.Sh., një veturë ‘Taureg’ me cmim prej 75 mijë eurove. Mirëpo, i dëmtuari Xh.Sh., të njejtën veturë ia ka shitur sërsht tek i dyshuarit Skender Bajrami, në vlerë prej 46 mijë eurove, para të cilat i ka marrë në dorë dhe e ka paguar për fajde të dyshuarin Salih Sinani, duke shkaktuar dëm prej 29 mijë eurove.

Një tjetër rast Prokuroria pretendon se është i përfshirë biznesmeni Skender Bajrami.

Sipas Prokurorisë, një biznesmen me inicialet S.B., për shkak të vështirësive financiare si dhe obligimeve nga pagesat për fajde ndaj personave të tjerë, është detyruar që të blerë një veturë të llojit ‘Mercedes GLS2’, me cmim prej 30 mijë eurove, të cilën sipas Prokurorisë, me ndihmën e të dyshuarit Salih Sinani e ka shitur në autosallonin ‘Alberti’ me cmim prej 14 mijë eurovë.

Me këtë i dëmtuari S.B., ka pësuar dëm pasuror prej fajdes në vlerë prej 16 mijë eurove.

Prokuroria po ashtu dyshon se biznesmeni Skender Bajrami, me qëllim që t’i shmanget pagesës së tatimit, si pronar i autosallonit ‘Alberti’, me rastin e shitblerjes së veturave, pagesën e ka bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të veturave të shitura.

Me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Shmangie nga tatmi’.

Në total, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 personave të dyshuar për fajde.

Dy biznesmen tjerë të njohur në vend janë arrestuar në fund të javës, me dyshimet se janë përfshirë në veprimtari të fajdeve.

Bashkim Osmani pronari i kompanisë “Dona Laberion” dhe Shefik Rexhepi pronar i kompanisë ‘Euro Ab” dyshohen për një rast të fajdeve ku vlera tejkalon shumën 1 milion euro.

Dosja e fajdeve, si u përfshinë pronarët e autosallonit ‘Buna M’ në fajde

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, edhe dy biznesmenë të tjerë që janë marrë me shit-blerje të veturave në Kosovë, dyshohet se janë të përfshirë në fajde.

Sipas dosjes, Ajvaz Muzaqi dhe Ardi Saraqi, pronar të autosallonit ‘Buna M’, me seli në Vushtrri dyshohet se janë të përfshirë në veprimtarine e fajdeve.

Prokuroria e Shtetit pretendon se i dëmtuari S.B., pronar i një kompanie ndërtimore, për shkak të futjes në fajde si pasojë e vështirësive financiare, në vitin 2020 është detyruar që të blejë një veturë të markës ‘Mercedes S’, nga të dyshuarit e lartëcekur, në vlerë prej 50 mijë eurove, e që më pas të njejtën e ka shitur për 28 mijë euro, duke pësuar dëm mprej 22 mijë eurove.

Më tutje, i dëmtuari S.B., për shkak të fajdeve është detyruar që të blejë edhe disa vetura nga autosalloni ‘Buna M’, në vlerë prej 461 mijë euro në afat pagese prej tre – katër muaj, të cilat vetura, sipas Prokurorisë, kanë pasur vlerën shumë më të ulët dhe është detyruar që t’i shesë për cmimin prej 350 mijë eruove, duke pësuar dëm pasuror prej 111 mijë eurove.

Tutje, i njejti i dëmtuar në vitin 2022, është detyruar që të blejë një tjetër veturë nga të dyshuarit e lartëcekur, një veturë ‘Audi’ në vlerë prej 60 mijë eurove, mirëpo për shkak të fajdeve, është detyruar që të shesë të njejtën tek të dyshuarit, me cmim prej 42 mijë eurove. Kështu, duke u dëmtuar në vlerë prej 18 mijë eurove.

Me këtë, Ajvaz Muzaqi dhe Ardi Saraqi dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Fajde’.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ku janë të arrestuar rreth 15 persona, nën dyshimin e veprës penale ‘fajde’.

Dy biznesmen tjerë të njohur në vend janë arrestuar në fund të javës, me dyshimet se janë përfshirë në veprimtari të fajdeve.

Bashkim Osmani pronari i kompanisë “Dona Laberion” dhe Shefik Rexhepi pronar i kompanisë ‘Euro Ab” dyshohen për një rast të fajdeve ku vlera tejkalon shumën 1 milion euro.

Një biznesmen tjetër me emrin Skender Bajrami, pronar i autosallonit ‘Alberti’, dyshohet se është përfshirë në veprën penale të fajdes.

Dosja e fajdeve nga Prokuroria Themelore në Ferizaj e përfshin edhe një biznesmen tjetër, me emrin Egzon Salihu, pronar i autosallonit ‘Lipjani’.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dyshime të bazuara se në dosjen e fajdeve janë përfshirë edhe dy autosallone të tjera në Kosovë.

Dosja e fajdeve, Porche Panamera u ble 100 mijë e u shit 60 mijë euro

Dosja e fajdeve nga Prokuroria Themelore në Ferizaj e përfshin edhe një biznesmen tjetër, me emrin Egzon Salihu, pronar i autosallonit ‘Lipjani’.

Sipas Prokurorisë, një biznesmen me inicialet B.G., si pasojë e vështirësive financiare dhe futjes në fajde me personat e tjerë, është detyruar që të blejë nga i dyshuari Egzon Salihu një veturë BMW X5 me cmim prej 40 mijë euro, të cilën pas dy muajve e ka paguar 55 mijë euro, si dhe një veturë tjetër BMW 18, me cmim prej 50 mijë eurove, të cilën pas dy muajve e ka paguar 70 mijë euro, me qëllim që t’i paguaj këstet e fajdeve për personat e tjerë.

Tutje, Prokuroria pretendon se nga fillimi i muajit maj 2022 e në vazhdim, i dyshuari Egzon Salihu, ia ka shitur një tjetër veturë një biznesmeni me inicialet S.B., të tipit ‘Porshe Panamera’, me cmim prej 100 mijë euro.

Mirëpo, për shkak të obligimeve ndaj personave të tjerë, i dëmtuari ia ka shitur menjëherë veturën e njejtë prej 60 mijë eurove, të dyshuarit Egzon Salihu. Kështu, duke pësuar dëm prej fajdes në vlerë prej 40 mijë eurove.

Prokuoria Themelore në Ferizaj gjithashtu dyshon se i pandehuri Egzon Salihu, gjatë shitblerjes së veturave, nuk e ka deklaruar vlerën e saktë të shitjes dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Shmangie nga tatimi’.

Në total, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 personave të dyshuar për fajde.

Një biznesmen tjetër me emrin Skender Bajrami, pronar i autosallonit ‘Alberti’, dyshohet se është përfshirë në veprën penale të fajdes.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 15 persona të dyshuar, ndër ta edhe Skender Bajrami, i cili sipas prokurorisë ka shitur veturë me fajde dhe të njëjtën më pas e ka blerë me cmim më të lirë, nga i njejti person.

Dy biznesmen tjerë të njohur në vend janë arrestuar në fund të javës, me dyshimet se janë përfshirë në veprimtari të fajdeve.

Bashkim Osmani pronari i kompanisë “Dona Laberion” dhe Shefik Rexhepi pronar i kompanisë ‘Euro Ab” dyshohen për një rast të fajdeve ku vlera tejkalon shumën 1 milion euro.

Dosja –  biznesi i fajdeve dhe veturat e shtrenjta

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dyshime të bazuara se në dosjen e fajdeve janë përfshirë edhe dy autosallone të tjera në Kosovë.

Një biznesmen i veturave, Besnik Salihu, pronar i autosallonit ‘Besa’, dyshohet se ka shitur vetura për fajde.

Sipas Prokurorisë, i dëmtuari me inicialet S.B., pasi që kishte hyrë në fajde më herët ndaj personave të tjerë, për shkak të vështirësive financiare, është detyruar të blerë një veturë ‘Porche’ nga i dyshuari Besnik Salihu, me cmim prej 100 mijë euro.

Por, për shkak të obligimeve ndaj personave të tjerë, është detyruar të ia shes të njejtën veturë të dyshuarit Salihu, me cmim prej 65 mijë euro. Kështu, i dëmtuari ka pësuar dëm prej 35 mijë eurove, sipas Prokurorisë.

Tutje, i dëmtuari S.B., si pasojë e fajdeve është detyruar që të blejë një veturë nga një tjetër autosallon.

Sipas Prokurorisë, i dëmtuari kishte blerë një veturë Range Rover’ në vlerë prej 45 mijë eurove, nga autosalloni ‘Besa F’, me pronar Fadil Salihu, e që më pas të njejtën ia ka shitur të njejtit pronar, në cmim prej 27 mijë euro. Kështu, duke pësuar dëm financiar prej 18 mijë eurove.

Prapë, Prokuroria pretendon se kishte ndodhur rast i ngjashëm në mes të pronarit të ‘Besa F’, Fadil Salihut dhe të dëmtuarit S.B.

Ky i fundit për shkak të fajdeve ishte detyruar që të blerë një veturë Mercedes GLS me cmim 30 mijë euro nga Fadil Salihu, e më pas është detyruar që ta shes në autosallonin ‘Alberti’ me cmimin prej 14 mijë eruove, kurse ka mbetur borxh në shumë prej 30 mijë eurove tek i dyshuari Fadil Salihu.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ku janë të arrestuar rreth 15 persona, nën dyshimin e veprës penale ‘fajde’.

Dy biznesmen tjerë të njohur në vend janë arrestuar në fund të javës, me dyshimet se janë përfshirë në veprimtari të fajdeve.

Bashkim Osmani pronari i kompanisë “Dona Laberion” dhe Shefik Rexhepi pronar i kompanisë ‘Euro Ab” dyshohen për një rast të fajdeve ku vlera tejkalon shumën 1 milion euro.

Një biznesmen tjetër me emrin Skender Bajrami, pronar i autosallonit ‘Alberti’, dyshohet se është përfshirë në veprën penale të fajdes.

Dosja e fajdeve nga Prokuroria Themelore në Ferizaj e përfshin edhe një biznesmen tjetër, me emrin Egzon Salihu, pronar i autosallonit ‘Lipjani’.

Pronari i kompanisë së lëngjeve nga Podujeva i dyshuar për fajde

Dy biznesmen të njohur në vend janë arrestuar në fund të javës, me dyshimet se janë përfshirë në veprimtari të fajdeve.

Bashkim Osmani pronari i kompanisë “Dona Laberion” dhe Shefik Rexhepi pronar i kompanisë ‘Euro Ab” dyshohen për një rast të fajdeve ku vlera tejkalon shumën 1 milion euro.

KALLXO.com ka siguruar dosjen hetimore të rastit. Aty tregohen vlerat e fajdes dhe mënyra se si ishte procedura.

Sipas dosjes, A.H një biznesmen ndërtimi nuk kishte arritur ta ndërtonte objektin e tij për shkak të krizës së pandemisë. Për të siguruar financimin, sipas dosjes, ai kishte kërkuar para nga Gëzim Sinani, një person që prokuroria e përshkruan si ndërmjetësin e fajdes.

Sinani kishte shkuar tek dy biznesmenët ku kishte siguruar rreth 900 mijë euro të cilat do i jepte me fajde me një kamatë prej 90 mijë eurosh. Dosja shpjegon se Shefik Rexhepi dha shumën prej 430 mijë eurosh, ndërsa Bashkim Osmani 550 mijë euro.

Sipas llogaritjeve për këto para paguheshin rreth 98 mijë euro në emër të fajdes.

I dëmtuari A.H., gjithnjë sipas Prokurorisë, për 11 muaj kishte pësuar dëm në shumën prej 1 milion e 100 mijë euro në emër të fajdes.

Rasti ishte ndërprerë në momentin kur në rastin e njohur ‘Brezovica’ ishin arrestuar Gëzim dhe Salih Sinani, mirëpo sipas prokurorisë borxhi kryesor ka mbetur në shumën prej 920 mijë euro.

Armaturë për Fajde

Dosja e Prokurorisë përshkruan edhe mënyra të tjera të kontraktimit të fajdes.

Sipas prokurorisë, në një rast një biznesmen ndërtues kishte marrë 500 mijë euro me fajde nga i pandehuri Rexhepi, me kamatë.

Forma e kontraktimit në këtë rast kishte ndodhur duke kontraktuar armaturë në vlerë rreth 500 mijë euro, me fajde nga 2 mijë euro për kamion dhe 10 centë më shtrejntë për kilogram të armaturës.  Kjo armaturë ishte shitur tek personat e tjerë ndërsa paratë ishin marrë nga i dëmtuari Xh.SH.

Rrjedhimisht, sipas prokurorisë,  borxhi i tij kishte arritur mbi 1 milion euro dhe për të paguar borxhin dhe fajdet, i dëmtuari është detyruar që të marrë kredi në bankë, të cilat para pastaj janë transferuar në llogarinë e ndërmarrjes për prodhimin e betonit ‘Ima Sh.p.k.’, e cila është pronë e Gëzim Sinanit.

Në këtë mënyrë, thotë Prokuroria, i dëmtuari kishte pësuar dëm pasuror në vlerë rreth 500 mijë euro.

Më tutje në kërkesën e paraburgimit, Prokuroria pretendon edhe për një rast tjetër. Kësaj radhe sipas Prokurorisë, i dëmtuari me inicialet N.B., pronar i një ndërmarrje tregtare, për shkak të vështirësive financiare, është detyruar që të kërkojë para nga i dyshuari Gëzim Sinani, i cili i kishte marrë paratë nga i dyshuari tjetër Bashkim Osmani, në shumën prej 200 mijë euro, duke ia dhënë të dëmtuarit dhe duke kontraktuar një shumë të parave prej 12 mijë euro në muaj si fajde. Prej të cilave, sipas Prokurorisë, 8 mijë i ka marrë i dyshuari Bashmim Osmani dhe 4 mijë euro i dyshuari tjetër Gëzim Sinani.

Mirëpo, i dyshuari në pamundësi që t’i paguaj shumat e fajdes, është detyruar që t’i marrë edhe 200 mijë euro të tjera në kushte të njejta, duke i arritur borxhi në 1 milion e 96 mijë euro.

Për të shlyer këtë borxh, Prokuroria pretendon se i dëmtuari kishte marr një kredi në bankë në shumën prej 700 mijë euro, të cilat ia ka thënë të dyshuarit Gëzim Sinani, si dhe një banesë në vlerë prej 70 mijë euro, duke pësuar një dëm pasuror prej 330 mijë eurove.

Rasti tjetër me kamata të ngjashme 

Prokuroria ka pretenduar se të dyshuarit e lartëcekur janë përfshirë edhe në një rast tjetër të fajdes me të dëmtuarin e njëjtë me inicialet N.B. Ky i fundit kishte  marrë nga Gëzim Sinani shumën prej 80 mijë eurove, të cilat Sinani i ka marrë nga Bashkim Osmani e të cilat ia kanë dhënë të dëmtuarit N.B dhe duke kontraktuar shumën prej 8 mijë euro në muaj si fajde, pprej të cilave 6 mijë i ka marrë i dyshuari Bashkim Osmani dhe 2 mijë euro i dyshuari Gëzim Sinani.

Derisa, sipas Prokurorisë, borxhi ka arritur në 175 mijë euro, duke pësuar dëm pasuror prej 95 mijë eurove, e të cilin e ka marrë përsipër ta paguajë i dëmtuari tjetër Xh.Sh.

Personat e lartë cekur Prokuroria pretendon se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Fajde’.

Në total, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 personave të dyshuar për fajde.

Dosja e Prokurorisë, të dyshuarit kishin kërcënuar me vrasje viktimat e fajdes

Dosja e fajdeve e Prokurorisë së Ferizajt thotë se dy të dyshuarit e arrestuar kishin kërcënuar se do t’i vrasin dy viktimat e fajdes.

Sipas Prokurorisë, Ajvaz Muzaqi, njëri nga pronarët e autosallonit ‘Buna M’ dhe i dyshuari tjetër, Mujë Ademi, kishin kërcënuar se do t’i vrasin dy të dëmtuarit nga fajdetë, me inicialet B.G. dhe S.B.

“..në atë mënyrë që paratë që i kanë dhënë me fajde, i kanë kanosur seriozisht se do tu shkaktojnë ndonjë të keqe ose do t’i vrasim pasi që të dëmtuarit për shkak të vështirësive ekonomike, nuk arrinin që t’i kthenin me kohë shumën e parave në emër të fajdes” – thuhet në dosjen e Prokurorisë.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë së Ferizajt lidhur me arrestimin e 15 persona, të cilët dyshohen për veprën penale – fajde.

Dy biznesmenëtë tjerë të njohur në vend janë arrestuar në fund të javës nën dyshimet se janë përfshirë në veprimtari të fajdeve.

Bashkim Osmani, pronari i kompanisë “Dona Laberion”, dhe Shefik Rexhepi, pronar i kompanisë ‘Euro Ab”, dyshohen për një rast të fajdeve, ku vlera tejkalon shumën 1 milion euro.

Një biznesmen tjetër me emrin Skender Bajrami, pronar i autosallonit ‘Alberti’, dyshohet se është përfshirë në veprën penale të fajdes.