Foto: Top Channel

Dosja 'Babale', dënohet me 1 vit burg ish-deputeti i PD-së në Shqipëri

Gjykata ka shpallur fajtor ish-deputetin demokrat Ervin Salianji dhe e ka dënuar me 1 vit burg, raporton Top Channel.

Ish-deputeti Salianji akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që njihet si “Babalja”.

Fredi Alizoti është dënuar me 2 vite burg dhe Albert Veliu, i njohur edhe me nofkën ‘Babale’, është dënuar me 3.5 vite burg.

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi të mos e pezullojë vuajtjen e dënimit në burg për Salianjin, raporton TCh.

Deklarimin fajtor të Jetmir Olldashit dhe dënimin me 6 muaj burgim dhe pezullimi i dënimit me shërbim prove duke kryer 100 orë punë në shërbim publik.