Policia kontrollë, Foto: KALLXO.com

Dosja: Arma që iu vodh policit nga nipi, u shit 500 euro dhe me të u gjuajt tri herë

Një i mitur dyshohet se vodhi armën e gjyshit të tij që është zyrtar policor e më pas të njëjtën përmes edhe një të miturit tjetër e kanë shitur te një person madhor në vlerë prej 500 eurove. 

KALLXO.com ka siguruar dosjen e hetuesisë për ngjarjen e cila u regjistrua fillimisht më 21.02.2023. 

Në dosje përshkruhet se fillimisht, në datën e lartëpërmendur në kohë të paautorizuar, rreth një intervali kohor nga ora 17:00 deri në orën 18:00 , nipi kishte shfrytëzuar kohën sa gjyshi ishte në gjumë dhe i kishte marrë armën zyrtare të llojit “Glock” me një karikator dhe shtatë fishekë të cilat ishin të larguara nga karikatori.

Tutje nipi dzshohet se të njëjtën armë i ka shitur një personi madhor armën e gjyshit polic. Në karikator kur është shitur arma kanë qenë katër fishekë. 

Nipi i policit veprën dyshohet se e ka kryer së bashku edhe me një të mitur tjetër, të cilët pasi kishin marrë armën ia kishin shitur së bashku personit madhor. 

Nipi i policit po dyshohet se kreu veprat penale të vjedhjes së rëndë, mbajtje në pronësi të armës pa leje si dhe veprën penale të importit, eksportit, shitjes e furnizimit me armë kjo pasi që i njëjti e kishte shitur armën me vlerën 500 euro. 

Arma zyrtare e policit ishte vjedhur brenda banesës së të njëjtit e cila gjendet në Gjilan. 

E njëjta më pas ishte shitur në të njëjtën kohe të nje person tjetër. Pra dy të miturit së bashku dyshohet se kanë kryer veprat penale. 

KALLXO.com raportoi pas njoftimit të Policisë së Kosovës në lidhje me këtë cështje me datë 23.03.3024. Policia tha se nga arma zyrtare ishin shkrepur 3 pluma, gëzhojat e së cilës u gjetën në oborrin e njërit nga tre të dyshuarve. 

Arma ishte shkrepur për tu provuar e më pas ishte shitur. 

Në këtë rast, Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe një armë tjetër e cila dyshohet se u përkiste njërit nga të dysharve.