Dorëzohet sindikata e shëndetësisë, pezullon grevën

Sindikata e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pezulluar grevën e paralajmëruar me 21 dhjetor 2021 për shkak të situatës epidemiologjike në Kosovë.

Sipas njoftimit të sindikatës, greva është pezulluar pas raporteve të pranuara nga QKMF-të, Repartet Pediatrike të Spitaleve dhe Klinikës së Pediatrisë.

“Në fund FSSHK me këtë Vendim tregon se NUK KA TËRHEQJEN NGA GREVA POR VETËM PEZULLIM TË PËRKOHSHËM, e kjo sepse nuk dëshirojmë ti lëmë pacientët ashtu siç po na lë neve Qeveria”, thuhet në komunikatë.

Federata e Shëndetësisë kanë protestuar e kanë organizuar grevë për disa ditë me radhë me kërkesën për miratimin e Ligjit të Pagave dhe kërkesën për rritje të pagave prej 50 për qind për të gjithë të punësuarit në institucione publike shëndetësore.