Foto: Ilustrim

Dorëzohet në polici i dyshuari për falsifikim të parave

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim nga ana e policisë është vetëdorëzuar në polici.

Në bazë të njoftimit, gjatë ditës së djeshme, i dyshuari N. G., i cili ka qenë në kërkim nga ana e policisë nën dyshimet për falsifikim të parave, është vetëdorëzuar në polici.

I dyshuari për këtë rast është shoqëruar për në Drejtorinë e Krimeve të Rënda Ekonomike në Prishtinë, ku edhe po trajtohet lënda e tij.