Ilustrim

Dorëzohet kërkesa për paraburgim ndaj dy personave që dyshohet se dhunuan një të mitur në Gjilan

Një vajzë e mitur ka deklaruar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga dy persona të moshës madhore gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.

Lidhur me rastin, Prokuroria e Gjilanit ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

Siç mëson KALLXO.com, denoncimi i të miturës është bërë në polici para dy ditëve, më 6 shtator 2022.

Raportimi ka ardhur pak ditë pas një rasti tjetër ku dyshohet se është dhunuar 11-vjeçarja.

KALLXO.com raportoi se rasti i 11-vjeçares tashmë ka dy raste të cilat do të hetohen ndaras. Njëri rast i cili dyshohet se ka ndodhur më 27 gusht, ku janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim 5 persona për dhunimin që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, dhe rasti tjetër që dyshohet se ka ndodhur më 21 qershor, ku tashmë janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim gjashtë persona.

Gjilan, arrestohen dy persona që dyshohen se e dhunuan një të mitur