Ekspozita ‘per Atmé e fé’ - Gjergj Fishta. Foto: Kallxo.com

Dorëshkrime të rralla të Fishtës ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Në 80 vjetorin e vdekjes së At Gjegj Fishtës, Biblioteka Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë ka hapur sot ekspozitën, “per Atmé e fé” – Gjergj Fishta.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar vepra e dorëshkrime të rralla e të pabotuara të Fishtës, por edhe vepra monografike e tematike të shkruara për Fishtën, që gjenden në koleksionin e BKK-së, “Pjetër Bogdani”.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite mori pjesë edhe Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji dhe zv/ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Engelbert Zefaj.

Duke hapur ekspozitën, Fazli Gajraku, drejtor i BK-së, “Pjetër Bogdani” ka thënë se në këtë ekspozitë janë prezantuar për herë të parë dorëshkrime të Fishtës.

“Është një rast i rrallë që sot po publikohen dorëshkrime të publikuara më parë të Fishtës dhe për të”, ka thënë Gajraku.

Ndërsa, Ipeshkvi Dodë Gjergji ka thënë se nëse latinofonët krenohen me Danten dhe gjermanofonët me Gëten, ne shqiptarët krenohemi me Fishtën.

“Fishta ka qenë pena më e hollë e të gjitha kohërave dhe ka ditur ta shprehë shpirtin tonë shqiptar, vuajtjen e popullit tonë dhe ka ditur të nxjerrë në pah pasuritë shpirtërore të popullit”, ka thënë Ipeshkvi Gjergji.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe zv/ministri i Kulturës, Engelbert Zefaj.

“Deri sa flasim për figurën e Fishtës si me e fuqishmja për kulturën shqiptare, rikthejmë vëmendje në kontributin e Fishtës në ndriçimin e rrugës së shqiptarëve, jo vetëm në aspektin letrat”, ka thënë zv/ministri Zefaj, ndër të tjerash.

Ekspozita “per Atmé e fé” – Gjergj Fishta do të qëndrojë e hapur deri më 11 janar 2021.

Ekspozita ‘per Atmé e fé’ – Gjergj Fishta. Foto: Kallxo.com
Ekspozita ‘per Atmé e fé’ – Gjergj Fishta. Foto: Kallxo.com
– Gjergj Fishta. Foto: Kallxo.com
Ekspozita ‘per Atmé e fé’ – Gjergj Fishta. Foto: Kallxo.com