Dorëhiqet një drejtor i Bekim Jasharit

Abdyl Ymeri, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Skenderajt ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Ymeri në një pronocim për KALLXO.com ka thënë se dorëheqja e tij ka të bëjë vetëm për shkaqe personale.

“Kam dhënë dorëheqje për shkaqe personale, për asgjë tjetër. Nuk kam pas asnjë problem aty”, tha shkurt ai për KALLXO.com.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari e kishte emëruar drejtor Abdyl Ymerin në maj të vitit 2020.

Ymeri ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

Ai ka qenë edhe zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Po ashtu ka shërbyer edhe si nënkryetar i Komunës së Skenderajt.