Dorëheqja e Listës Serbe dhe policëve nga komuniteti serb, vjen reagimi nga presidenca e Kosovës

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit, ku nga Mitrovica e Veriut, Lista Serbe ka njoftuar se janë larguar nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, zyrtarë të shumtë të komunitetit serbë, që janë pjesë e Policisë së Kosovës, kanë dorëzuar mjetet e tyre të punës, duke njoftuar largimin nga Policia e Kosovës.

Sipas Velës, me këto veprime, Serbia po i shkel njëanshëm të gjitha marrëveshjet e Brukselit.

“Me detyrimin e serbëve të Kosovës që të largohen nga institucionet e Kosovës, Serbia shkeli në mënyrë të njëanshme të gjitha marrëveshjet e Brukselit për shpërbërjen e strukturave të saj ilegale në Kosovë” – ka shkruar Vela në Twitter.

“Një frikësim i tillë nuk do të funksionojë! Institucionet e Kosovës, do të mbeten multietnike dhe përfaqësuese të të gjitha komuniteteve” – shkroi në mes tjerash Vela.

Sipas tij, ajo çfarë po ndodhë sot në veri të Kosovës, ngjason me nxitjes e Rusisë në Donbas në vitin 2014.

“Gjithashtu tregon se Lista Srpska nuk ka asnjë agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit” – shkroi në fund Vela.

Serbët bojkotojnë institucionet e Republikës së Kosovës, policët zhveshin uniformat – FOTO

Lista Serbe marrin vendim – Rakiq jep dorëheqje nga posti i ministrit, serbët braktisin institucionet