Dorëheqja e kryespiunit Shpend Maxhuni, flet Ramush Haradinaj

Dje gjatë ditës, nëpërmjet “Facebook”-ut, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj njoftoi se drejtori i Agjencisë së Inteligjencës ka dhënë dorëheqje.

Ndërsa, në një konferencë për media, sot Haradinaj ka dhënë edhe arsyet e dorëheqjes së Shpend Maxhunit.

“Arsyet janë personale, shëndetësore, unë e respektoj”, ka thënë kryeministri në detyrë para gazetarëve.

Ai ka vlerësuar lartë angazhimin e Maxhunit në krye të institucionit më të rëndësishëm të sigurisë.

“Z.Maxhuni është drejtor që nga prilli. Për ma shumë se 1 vit e gjysmë. Më kompetencë e them se puna ë tij ka qene e mrekullueshme. Ka sjellë shumë përvojë, shumë njohuri. Puna e tij në sigurinë e vendit është e çmueshme. Shpend Maxhuni si drejtor i AKI është i notuar lartë”, ka deklaruar Haradinaj.

Një historik mbi emërimin dhe dorëheqjen e Shpend Maxhunit në krye të AKI-së, mund ta lexoni KËTU.

 

Shkëlqimi dhe rënia e Shpend Maxhunit

 

www.kallxo.com