Zammit Tabona
Dorëhiqet amabasadori që e krahasoi Merkelin me Hitlerin
Ambasadori i Maltës në Finlandë ka hequr dorë nga detyra e tij pasi krahasoi Kancelaren gjermane Angela Merkel me diktatorin Nazist Adolf Hitler, thonë mediat vendore.
Michael Zammit Tabona me herët kishte shkruar në Facebook: “75 vite më parë ndaluam Hitlerin. Kush do ta ndal Angela Merkelin? Ajo ka përmbushur ënd̈rrën e Hitlerit! Të kontrollojë Europën.”
Postimi tani është fshirë.
Ministri i jashtëm i Maltës Evarist Bartolo tha se Gjermania do pranojë një kërkim falje, raporton ‘The Times’ i Maltës.
Zoti Bartolo tha për gazetën se ai i kishte kërkuar ambasadorit të largojë komentin “sapo ishte lajmëruar për të”.
Zoti Zammit Tabona, që u bë ambasador i Maltës në Finlandë në vitin 2014, nuk ka bërë më ndonjë koment pas atij të fundit.
Ai është raportuar të jetë një i emëruar politik, jo një diplomat karriere.