Donika Gërvalla udhëton për në Berlin, do të marrë pjesë në kongresin kundër dënimit me vdekje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ministrja Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje.

Ky kongres do të mbahet nga 15 deri më 18 nëntor.

Ministria ka bërë të ditur se gjatë punimeve të kongresit, Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë, përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare.

“Kongresi i tetë botëror kundër dënimit me vdekje do të mbahet nga 15-18 nëntor në Berlin të Gjermanisë, nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe me bashkë-sponsorizim nga Bashkimi Evropian, Franca dhe Zvicra” – thuhet në njoftimin e ministrisë.