Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Donika Gërvalla përballë Jeta Xharrës

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime”  është ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherit zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla.

Gërvalla do të flasë për zgjedhjen e presidentit dhe të ardhmen e listës së drejtuar nga Vjosa Osmani.

Gjithashtu, ministrja do të shpalosë vizionin e saj për MPJD-në.

A  do të ketë militantë e nepotizëm në Ministri?

Ministrja e Punëve të Jashtme flet edhe për ambasadat, ambasadorët, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si dhe dialogun me Serbinë.