Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Donika Gërvalla mori 7,770 euro mëditje, dhe dhurata në vlerë 700 euro nga ndërkombëtarët

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) Donika Gërvalla- Schwarz në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) ka deklaruar se ka para të gatshme në një bankë në Gjermani në vlerë prej 5,278 euro, kurse në një bankë në Kosovë ka 1,292 para të gatshme.

Gërvalla- Schwarz ka dekalruar pagën mujore që merr nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 1,228.22 euro, kurse nga mëditjet Gërvalla- Schwarz merr 7,770.08 euro.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla- Schwarz ka deklaruar gjithashtu se të ardhurat në Gjermani nga institucionet gjyqësore kapin vlerën 34,664.92.

Gjithashtu kryediplomatja ka deklaruar edhe 700 euro dhurata nga mysafirët ndërkombëtarë.

Paga e bashkëshortit të Gërvalla- Schwarz në Bundestag kap vlerën 53,968.00 euro.

Gërvalla ka deklaruar se ka shtëpi në vlerë 100 mijë euro, tokë bujqësore dhe tokë pyjore ndërsa është pronare e vetme në kompaninë Albingua UG, themeluar në gusht 2020 me kapital fillestar 500 euro, qarkullimi i të cilës që nga themelimi e deri më 31.12.2021, ka qenë 0 euro.