Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Donika Gërvalla: Këto zgjedhje mund t’i qesin në vijë shumë mangësi të së kaluarës

Kandidatja për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lista Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, në “Kallxo Pernime” tha se zgjedhjet e 14 shkurtit janë një shans që i vjen vetëm një herë një gjenerate.

Sipas saj, zgjedhjet e 14 shkurtit janë mundësi që të vihen në vijë shumë mangësi të së kaluarës.

“Në këto zgjedhje shoh një shans që ndoshta i ndodh vetëm një herë një gjenerate, që të ndodhet në një pozicion që shumë mangësi të së kaluarës që me një palë zgjedhje me i vënë në vijë shumë prej seneve që nuk kanë qenë në rregull. Unë e kam pa këtë mundësi me Vjosa Osmanin dhe i jam bashkëngjit”, tha Gërvalla përballë Jeta Xharrës.

www.kallxo.com