Presidenti Donald Trump gjatë konferencës në Florida.

Donald Trump nuk ka Coronavirus

Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë negativ në testin për Coronavirusin, raporton New York Times.

Shëndeti i presidentin amerikan ka qenë një shqetësim ditëve të fundit, pasi që ai kishte qëndruar javën e kaluar në Florida me një zyrtar brazilian, i cili më vonë ishte konfirmuar se është i infektuar me Covid-19

“Një javë pasi hëngri darkë me delegacionin brazilian në Mar-a-Lago, presidenti mbetet pa simptoma”, tha Dr. Sean P. Conley, mjeku i zotit Trump, raporton New York Times.