Foto: Rtv21

Donald Trump me akuza për shfaqjen e vaksinës pas zgjedhjeve

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka akuzuar Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për vonesë të qëllimshme të punës për një vaksinë të COVID-19, para zgjedhjeve presidenciale.

“FDA dhe Demokratët nuk dëshironin që unë të merrja meritat për vaksinën, para zgjedhjeve, kështu që në vend të kësaj doli pesë ditë më vonë – Siç e kam thënë gjithë kohën!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Trump u mposhtë nga Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në ShBa.

Në anën tjetër, dje u raportua nëpër mediat ndërkombëtare se një vaksinë kundër COVID-19 po del në pah me shpalljen e rezultateve të para në prova të një shkalle të gjerë ku tregon se vaksina kandidate e Pfizer/Biotech është 90% efektive sipas prodhuesëve, analizat e të cilëve shfaqin një përformancë shumë më të mirë sesa që kishin pritur.

Përqindja e lartë e të mbrojturve i bën gjetjet bindëse, dhe kompania thotë se nuk ka pasur efekte anësore serioze.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për shkencën dhe njerëzimin. Rezultatet e para të fazës së tretë të provave për një vaksinë kundër COVID-19 kanë shfaqur evidencën e aftësisë së vaksinës për të parandaluar COVID-19,” tha Dr, Albert Bourla, shef i Pfizer.

Ne e arritëm këtë moment të rëndësishëm në programin tonë të zhvillimit të vaksinave në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të pasi normat e infektimeve kanë arritur rekorde të reja si dhe ekonomitë që po përpiqen të rihapen.”

Faza e tretë ka përfshirë më shumë se 43 mijë njerëz. Njerëzit me ngjyrë dhe minoritete etnike janë mbrojtur si gjithë të tjerët, thotë kompania.

Këto doza më pas do u dorëzohen rregullatorëve për aprovim, kurse licencim i shpejt do të thotë që kjo do u jepet punonjësve shëndetësor në fund të vitit.