Donald Trump i shkruan Avdullah Hotit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump i ka dërguar një letër Avdullah Hotit, në të cilën shpreh mirënjohjen e tij për vizitën e Hotit në Shtëpinë e Bardhë.

Në letrën e publikuar nga kryeministri Avdullah Hoti në Facebook, Trump e falënderon Hotin për vizitën në ShBA dhe dhurimin e një libri.

“Faleminderit për librin dhe që u bashkove me mua në Shtëpinë e Bardhë, kohët e fundit. Unë e vlerësoj dhe ndaj palëkundur për të siguruar stabilitetin dhe paqen e Ballkanit dhe botës. Unë pres që të arrij forcimin e partneritetit midis kombeve tona dhe t’ju dërgoj urimet e mia më të mira juve dhe popullit të Kosovës” thuhet në letrën e Trumpit e dërguar me 22 shtator.

Kryeministri Avdullah Hoti përmes publikimit të kësaj letre  ka falënderuar Donald Trump për përkushtimin për paqe dhe siguri në Ballkan.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.   Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA!” ka shkruar Hoti.