Donacioni me pajisje mjekësore nga Holanda ka arritur në Kosovë

 

Aparate dhe maska të oksigjenit, maska mbrojtëse kirurgjikale, shtretër për bartje të pacientëve, rroba mbrojtëse për infermierë, tubacione oksigjeni, dorëza mbrojtëse dhe materiale të tjera, ka ndarë shteti i Holandës për Qendrën Klinike Universitare në Kosovë, bëhet e ditur në ueb-faqen e ShSKUK-së.

Tutje në njoftim thuhet se ky donacion është dhuruar nga ‘Ambulanca Voor Kosovo’, me përkrahje dhe angazhim të ambasadorit të Kosovës, në Hagë Lirim Grajçevci.

Drejtorit i ShSKUK-së, Basri Sejdiu ka shprehur falënderime për Ambasadën e Kosovës në Hagë dhe donatorët nga Holanda. Ai ka thënë se ky material menjëherë do të dërgohet për shfrytëzim nga stafi shëndetësorë, thuhet tutje në njoftim.