Donacion nga mërgimtari, Spitali i Gjakovës bëhet me tre shtretër të ri

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë njofton se ka marrë donacion tre shtretër.

Këtë donacion, spiralit ia ka dhuruar mërgimtari Sadri Goqi nga fshati Molliq i komunës së Gjakovës, me banim në Zvicër.

Këta shtretër janë vendosur në repartin e Emergjencës dhe se vlera e tyre arrin shumën 5 mijë euro.

Menaxhmenti i Spitalit, falënderon qytetarin për këtë donacion.