Don Lush Gjergji viziton BIK-un: Bamirësit nderojnë Zotin

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame e ka vizituar Don Lush Gjergji në emër të Ipeshkvisë së Kosovës.

Me këtë rast, ai uroi gjithë besimtarët për këtë festë, derisa tha se feja shndërrohet në veprim përmes flijimit dhe dashurisë.

“Feja shndërrohet në veprim përmes dhurimit dhe dashurisë. Urojmë që besimtarët e Bashkësisë Islame, por edhe gjithë besimtarët tjerë dhe njerëzit e vullnetit të mirë të përcaktohen për flijim dhe dhurim. Kjo e nderon zotin, është e dobishme për gjithë ata që e zbatojnë sepse flijimi dhe dhurimi është karakteristika e atyre që besojmë edhe mbi të gjitha e atyre që e dashurojnë Zotin si krijues dhe shpëtimtarë”, tha ai.

Sot besimtarët myslimanë festojnë Festën e Kurban Bajramit e cila njëherit është festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit.

Kryesia e BIK-ut tradicionalisht organizon pritje në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.