Dokumentari “DearMamma” shfaqet në Kino Armata për të mbledhur fonde kundër kancerit të gjirit
28.10.2024 - 16:14
Dokumentari “DearMamma” do të shfaqet në Kino Armata në Prishtinë, me qëllim të mbledhjes së fondeve për nder të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Shfaqja e dokumentarit, i cili tregon histori të disa grave nga vende të ndryshme të botës që kanë qenë të prekura nga kanceri i gjirit, do të bëhet më 30.10.2024, në orën 19:00.
Hyrja është pa pagesë dhe secili mund të kontribuojë me shumën që zgjedh vetë.
Ky event është organizuar nga Club Alpbach Kosovo – entiteti përfaqësues i European Forum Alpbach në Kosovë.