Dokumentar: Ekstremizmi dhe Radikalizmi në Kosovë- LIVE

Në “KallxoPernime” po transmetohet dokumentari “Ekstremizmi dhe Radikalizmi në Kosovë”.

Në këtë dokumentar është trajtuar nisja e radikalizmit në Kosovë dhe sjelljet e qytetarëve të cilët frekuentonin xhamitë para dhe pas luftës.

Si nisi i gjithë procesi i radikalizmit dhe cilat ishin indikacionet se kosovarët do të bashkoheshin në zonat e konfliktit pas vitit 2010.

Drejtues të institucioneve të sigurisë e drejtësisë, do të tregojnë për fillet e ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë si dhe trajtimin e rasteve të kosovarëve që kanë ndjekur rrugën drejtë Sirisë e Irakut.

Si u zbulua, rasti i ‘Izraelit’ dhe cilat ishin informacionet e para që morën Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale?.

Si u arrestuan grupet për terrorizëm e ekstremizëm dhe sa operacione policore u zhvilluan për të zbardhur planet për sulme në Kosovë?.

Rrëfimet e prindërve e familjarëve të personave që kanë shkuar në Siri dhe ende nuk janë kthyer në Kosovë.

Si arriti babai i një kosovari të kuptoj se djali i ka shkuar në zonat e konfliktit?

Kush mori pjesë në hetimin e rastit ‘Izraeli’?

Si u arrestua grupi i imamëve në Kosovë?

Sa të burgosur vuajnë dënimin për terrorizëm?

Për më shumë në këtë link ndiqeni sonte, hulumtimin dhe rrëfimet ekskluzive për njërën nga temat më të ndjeshme në Kosovën e pasluftës.