Foto ilustruese: Pixabay

Dokument - Shuma që do paguaj Ministria e Bujqësisë për qiranë në objektin privat

Jo më pak se 28 mijë e 80 euro për muaj, është çmimi i qirasë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural duhet t’ia paguajë kompanisë private “A2 Grup” SHPK, për shfrytëzimin e objektit të kësaj kompanie private në rrugën “Ukshin Hoti” në “Lakrishte” – Prishtinë.

Kontrata në mes të MBPZHR dhe “A2 Grup” SHPK është lidhur më 27 gusht 2019, kurse zbatimi i saj nisi nga 1 shatori 2019.

Objekti privat ku është vendosur MBPZHR

MBPZHR është vendosur në objektin e “A2 Grup” në fund të 2019-ës pas largimit nga ndërtesa e ish Partive Politike ku funksionoi që nga themelimi i saj.

Pas një kërkese për qasje në dokumente publike, MBPZHR, Kallxo.com ka arritur të ketë qasje në kontratën e lidhur në mes të “A2 Gruop” dhe MBPZHR për shfrytëzimin me qira të objektit të kompanisë private nga Ministria.

Sipas kontarës, MBPZHR për tri vjet do t’i shfrytëzojë tri kate (të III-in, IV-in dhe VI-in) të ndërtesës së “A2 Grup” në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1,560 metra katrorë me çmim 18 euro bruto për metër katror, përkatësisht 28,080.00 në muaj.

”Qiramarrësi fillon shfrytëzimin e lokalit afarist sipas nenit 1 të kësaj kontrate për periudhën kohore tri vjeçare, duke filluar nga data 01 shtator 2019 deri më 31 gusht 2022, me mundësi vazhdimi”, thuhet në nenin 2 të kontratës.

Kontrata përfshinë edhe obligimet dhe kushtet që duhet t`u përmbahen palët. Ndërsa pala që do shkëputjen e kontratës duhet që kërkesën ta bëjë në formë të shkruar 180 ditë më herët nga data e shkëputjes.

 

KALLXO.com ka raportuar për kundërshtimin e punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë dhe atyre të Ministrisë së Kulturës për t`u zhvendosur në objektet private.

Lluksi qeveritar: Dy, ministri do paguajnë 1.2 milion euro për qiranë në biznesin privat

.