Ilustrim

Dokument - Përbërja e Bordit Qendror për shkollim specialistik

Ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka themeluar Bordin Qendror për shkollim specialistik.

KALLXO.com ka siguruar emrat e anëtarëve të këtij bordi, i cili do të kryesohet nga Labinot Shahini dhe anëtarët, Milazim Gjocaj, Gloria Staka, Rozafa Koliqi, Serbeze Kabashi, Bedri Braha, Albiona Rashiti, Albana Morina, Florije Rexhepi dhe Fahrije Merovci nga sekretaria teknike.

Sipas vendimit të Zemajt, ky bord për punën e tij do t’i përgjigjet atij dhe ka mandat tre vjeçar.

 

 

Kurse, sipas Udhëzimit Administrativ për shkollimin specialistik, ky bord ka kompetenca që të organizojë, udhëheq, zhvillojë dhe mbikqyrë aktivitetet për shkollim specialistik.

Bordi po ashtu rekomandon emërimin e Komitetit specialistik, komisionin vlerësues për provim specialistik, emëron mentorin klinik, regjistron dhe vërteton vitin për shkollim specialistik, etj.

Ky bord përbëhet nga anëtarët, 2 nga MSh (i takon edhe kryesuesi), 3 me propozim të Fakultetit të Mjekësisë, që në këtë bord janë Rozafa Koliqi, Gloria Staka dhe Serbeze Kabashi, një anëtar nga ShSKUK, një anëtar nga IKShK, një anëtar nga KPSh dhe një zyrtar ligjor.

KALLXO.com në shkurt të këtij viti kishte raportuar se ka tri vjet që Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë.

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Sistemi publik shëndetësorë, sipas profesionistëve të fushës, ka nevojë edhe për 5 mijë mjekë të rinj, pasi që në pothuajse çdo lëmi ka mungesë mjekësh dhe për pasojë në disa spitale regjionale tashmë janë mbyllur disa klinika, pikërisht për shkak të mungesës së stafit mjekësorë.