(Dokument) Ndryshon ora policore në Malishevë

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të vendoset ora e re policore në komunën e Malishevës.

Komuna e Malishevës ka numrin më të madh të të prekurve me COVID-19 në Kosovë. Deri më tani janë shënuar 66 raste.

Sipas vendimit, në komunën e Malishevës ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 14:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e epidemisë (menxhmenti dhe personeli sencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

Vendimi i Qeverisë për vendosjen e orës policore është konsideruar “jo-kushtetues” nga Gjykata Kushtetuese.

Ky vendim është në fuqi deri më 13 prill. Qeveria në detyrë ka paralajmëruar masa të reja për komunat, por që sipas tyre, do të ndërmiren vetëm në komunat ku është e domosdoshme.