DOKUMENT - Ndërpritet marrëveshja trepalëshe për Grandin e performancës 5.2 milionë eurosh për komunat fituese

Ministria e Pushtetit Lokal, Komunat dhe Oragnizata Zvicrane HSIK kanë anuluar grandin e performancës për komunat e Kosovës.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se kanë pranuar një vendim, por për të cilin nuk e di nëse nënkupton anulim të grantit për performancë.

“Ne e pranuam një vendim, por nuk e di nëse nënkupton se është anulu ky që ka qenë deri tash”, tha Kastrati për KALLXO.com

Tutje, ai thotë se sipas këtij vendimi është anulu kontrata “kjo i bjen që është anulu kontrata- marrëveshja mes komunave, ministrisë dhe organizatës”, tha ai.

Përveç komunës së Kamenicës këtë vendim e ka marrë edhe komuna e Skenderajt, mirëpo jo edhe ajo e Drenasit.

Ky është vendimi të cilin e ka siguruar KALLXO.com:

 

Në prill të vitit 2020, 23 komuna të Kosovës morën grande për perfomancë komunale.

23 komuna marrin grante për performancën e tyre