Gurthyes FOTO- "Ec ma ndryshe"

(Dokument) Bizneset e gurëthyesve që përfitojnë nga Ligji për Rimëkëmbje

Nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të përfitojnë edhe gurthyesit dhe kompanitë të cilat kanë licenca për eksploatim nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

KALLXO.com ka siguruar listën e 230 kompanive të cilat nuk do të kenë nevojë që për 5 muaj ti paguajnë tatimet ndaj këtij komisioni.

Tatimi është 50 cent m3 për gurthyes ndërsa 3 euro për m3 qymyr. Mesatarisht KEK i pagun 25 milion në vit, gurthyesit i paguajnë mesatarisht 50 – 100 mijë rente minerare në vit.

Ndërsa në total për një vit, këto taksa që i paguajnë gurëthyesit dhe kompanitë kapin vlerën prej 30 milion eurove.

Në bazë të ligjit, për 5 muaj gurëthyesit dhe kompanitë nuk do të kenë nevojë të paguajnë rentën minerare, pra 12 mijë e 500 euro më pak do të derdhen në arkën e KPMM-së.

Për të parë listën klikoni në këtë link.

Të premten Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19.

Në këtë ligj përveç që parashihet tërheqja e 10 për qind të trustit, parashihet edhe largimi nga taksa për kompanitë që ekspolatojnë si dhe për gurëthyesit.

Ministrja e Ekonomisë, Hykmete Bajrami në intervistën për KALLXO.com ishte pyetur për ‘favorin’ që politika ia ka bërë këtyre kompanive.

Bajrami ka thënë se janë pikërisht deputetët ata që kanë votuar një amendament të tillë.

“Unë e kam çu Ligjin për rimëkëmbje. Në Komisionin për Buxhet dhe Financa kam lobu fuqishëm dhe s’i kam marr votat, por në seancë kalojnë amendamentet”, tha ajo.

Shpjegimi i ministres Bajrami për ‘favoret’ për gurthyesit e politikës nga Ligji për rimëkëmbjen ekonomike