DOKUMENT - Ligji për FSK-në dhe letra e Thaçit në kundërshtim me njëra tjetrën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak më parë publikoi një letërkëmbim mes Hashim Thaçit dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në vitin 2013 ku Thaçi i garantonte se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të operojë në veri pa leje të KFOR-it.

Mirëpo, Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës që u votua në Kuvendin e Kosovës në fund të vitit 2018, thotë se detyra e përgjithshme e FSK-së është mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës.

“Detyrat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë: Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës; Mbështetja ushtarake autoriteteve civile; Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare”, thuhet në nenin 4 të Ligjit për FSK-në.

Ndërsa letërkëmbimi i Thaçit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s më 19 prill 2013, thotë se FSK do të shkojë në veri vetëm me bashkëveprim me KFOR-in.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”, thuhet në letrën që Thaçi e kishte dërguar më 19 prill të 2013, në po të njëjtën ditë kur ishte miratuar marrëveshje për asociacionin në Kuvendin e Kosovës.

Letra e Hashim Thaçit për sekratin e NATO-s e shkruar më 19 prill 2013

 

Neni 5 i Ligjit për FSK-në i miratuar në Kuvendin e Kosovës në fund të dhjetorit të 2018