Ilustrim

(DOKUMENT) Kalendari i ri i vitit shkollor që parasheh zëvendësimin e ditëve të humbura për shkak të grevës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur vendimin për të ndryshuar kalendarin e vitit shkollor 2022-23.

Ky ndryshim po ndodh për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022, si pasojë e grevës së mësimdhënësve.

Sipas vendimit të Ministrisë do të punohet edhe ditëve të shtune.

-Në muajin tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;

-Në muajin nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;

-Në muajin dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;

-Në muajin janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023.

Në nëntor do të punohet dy të shtune: 12 dhe 26 nëntor. Në dhjetor do të punohet dy të shtune: 10 dhe 24 dhjetor: Ndërsa në janar një e shtune: 14 janar

Sipas vendimit të ri të kalendarit të vitit shkollor 2022/2023, gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet shkollore parauniversitare përfundon me datën 27.01.2023. Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023.

Ky është vendimi i plotë i MASHTI-it: