(DOKUMENT) Barnatoret kujdestare gjatë orës policore më 30 mars

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën me barnatoret të cilat do të jenë të hapura gjatë ditës së sotme, pas orës 17:00.

Për secilën nga komunat e Kosovës janë publikuar emrat e barnatoreve, emrat e pronarëve dhe adresat e tyre.

Javën e kaluar është ndryshuar koha e kufizimit të qarkullimit të njerëzve dhe veturave. Tash periudha e kohës kur është i ndaluar qarkullimi fillon nga ora 17:00 deri në orën 06:00 në mëngjes.

Më herët koha e kufizuar për qarkullim ka qenë nga ora 10:00 deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Për këtë orar ishin ankuar komunat pasi sipas tyre ky orar shkaktonte grumbullime të mëdha të njerëzve pas orës 16:00.

Listën me barnatoret kujdestare mund ta gjeni KËTU.