Ceremonia e hapjes së ‘DokuFest 2024’. Foto: Xhorxhina Bami/KALLXO.com.
“DokuFest” tregon të arriturat e edicionit të 23-të
Edicioni i 23-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, është mbajtur prej 02 deri më 10.08.2024, në Prizren.
Përmes një komunikate është bërë e ditur se përgjatë 9-të ditëve sa ka zgjatur ky festival janë prezantuar 249 filma, 12 shfaqje, 9 ekspozita, 7 diskutime, 3 masterklasa dhe 9 seminare në 8 kinema dhe ambiente të improvizuara në të gjithë qytetin, duke përfshirë edhe ambientet e ITP-së.
Në kuadër të gjithë kësaj, janë dhënë edhe një sërë çmimesh, përfshirë Çmimin e Audiencës.
“Best Balkan Dox” iu dha regjisorit shqiptar Eneos Çarka për filmin e tij “Another Day”.
Çmimet e tjera, po sipas njoftimit të “DokuFestit” përfshinin filmin më të mirë ndërkombëtar dhe “Short Dox”, “Human Rights” dhe “Green Dox”, filmin më të mirë të shkurtër dhe më të mirë kombëtar, “Best Truth Dox” dhe Çmimin e Audiencës.
“Në adresimin e sfidës së shpërndarjes ndërkombëtare të filmave për filmat e prodhuar në Kosovë, “DokuFest” vazhdoi bashkëpunimin me Radiator IP Sales. Ky partneritet lejon që filmat në Konkursin Kombëtar të konsiderohen për shpërndarje ndërkombëtare. Ben Bekke Vandendaele nga ‘Radiator IP Sales’ shpalli fituesin e Çmimit të Distribucionit të këtij viti, i cili ishte ‘reMemBer2.human’ nga Durim Klaiqi”- thuhet në njoftim.
“DokuFest” bën të ditur se Qendra Kinematografike e Kosovës edhe këtë viti ndau çmimin “Talent Doc”.
“QKK ndau çmimin ‘Talent Doc’ për të dytin vit radhazi, me qëllim që të inkurajojë dhe fuqizojë filmbërësit e filmave dokumentarë nga Kosova. Juria për Konkursin Kombëtar përzgjodhi fituesin e këtij çmimi, i cili përfshin një çmim prej 2000 eurosh. ‘Krahët e Punëtorëve’ të Ilir Hasanajt morën çmimin”- thuhet në njoftimin e “DokuFestit”.
Këtë vit, 10 filma ishin në garë për Çmimin e Publikut, të cilin e fitoi “Afterwar” i Birgitte Stæermose.
Për më tepër, “DokuFest” nominoi fituesin e Çmimit Ndërkombëtar të Shorts, “The Death Of A Hero” nga Karin Franz Körlof, si kandidat i “DokuFest” për Çmimin Evropian të Filmit të Shkurtër.
Çmimi Kombëtar në vlerë 3 500 euro iu nda Norika Sefës, për filmin “Like a Sick Yellow”.
Edicioni i 23-të i “DokuFestit” u mbyll me premierën kombëtare të filmit “Rrugës” të Samir Karahoda, i cili debutoi në Festivalin e Filmit në Kanë dhe u përzgjodh së fundmi për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në Kanada.
Më poshtë është lista e plotë e filmave fitues të çmimeve për këtë edicion të “DokuFestit”:
* Distribution Award – Winner: reMemBer2.human- Durim Klaiqi
* Talent Doc Award – Winner: Workers’ Wings- Ilir Hasanaj
* Audience Award – Winner: Afterwar- Birgitte Stærmose
* Green Dox Competition – Winner: Apple Cider Vinegar- Sofie Benoot
* Green Dox Competition – Special Mention: Lichens Are the Way- Ondřej Vavrečka
* Truth Dox Competition: – Winner: 23 Mile- Mitch McCabe
* Human Rights Dox Competition – Winner: Silence of Reason- Kumjana Novakova
* International Shorts Competition – Winner: The Death of a Hero- Karin Franz Körlof
* International Shorts Competition – Special Mention: Dreams Like Paper Boats- Samuel Suffren
* International Short Dox Competition- Winner: History is Written at Night- Alejandro Alonso Estrella
* International Feature Dox Competition – Winner: A Fidai Film- Kamal Aljafari
* International Feature Dox Competition – Special Mention: What Did You Dream Last Night, Parajanov? – Faraz Fesharaki
* Balkan Dox Competition – Winner: Another Day- Eneos Çarka
* Balkan Dox Competition – Special Mention: Stray Bodies- Elina Psykou
* National Competition – Winner: Like a Sick Yellow- Norika Sefa