‘Mbledhësit e Puplave’

Dokufest shfaq filmin ‘Mbledhësit e Puplave’ në përvjetorin e 10 të vdekjes së Bekim Fehmiut

Festivali Dokufest në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së aktorit të filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu do të shfaq filmin ‘Mbledhësit e Puplave’, fitues i çmimit Grand Prix në festivalin Cannes, 1967.

Dokufest ka njoftuar se filmi do të shfaqet të hënën me 15 qershor në KEJ, përballë lidhjes së Prizrenit duke filluar nga ora 7 e mbrëmjes.

Dokufest ka njoftuar se ceremonia do të nisë me hedhjen e luleve në Lumbardhin e Prizrenit – si shenjë nderimi ndaj figurës së aktorit të shquar i cili la gjurmë të përjetshme në kinematografinë vendore dhe botërore – dhe do të pasohet nga aktori Xhevdet Doda i cili do të lexojë disa fragmente nga libri ‘E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme’ i Bekim Fehmiut.

Sipas Dokufest, ngjarja organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, ofrohet pa pagesë dhe do zhvillohet konform rregullave të distancimit social.