‘DokuFest’ i bashkohet festimit të ‘Ditës Europiane të Kinemasë - Arthouse’
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, ka bërë të ditur se do t’i bashkohet festimit të “Ditës Europiane të Kinemasë – Arthouse”.
Në kuadër të kësaj dite, “DokuFest”-i ka bërë të ditur se më 17 nëntor 2024, në “DokuKino” në Prizren do të shfaqet një film me regji të regjisorit Johan Grimoprez.
“Dita Europiane e Kinemasë – Arthouse” është një nismë e organizuar nga CICAE (Konfederata Ndërkombëtare e Kinemave – Arthouse) së bashku me anëtarët e shoqatës së saj kombëtare, në partneritet me Europa Cinemas.
Përmes një njoftimi, “DokuFesti”-i ka bërë të ditur përmes një njoftimi se edicioni i 9-të i këtij eventi synon të nxjerrë në pah identitetin unik të kinemave pjesëmarrëse dhe angazhimin e tyre për të promovuar kinemanë europiane. Ky event, sipas njoftimit synon të rrisë angazhimin e audiencës dhe qarkullimin e filmave europianë, duke rritur rëndësinë dhe dukshmërinë e kinemave të artit në komunitetet lokale.
“Duke iu bashkuar kësaj iniciative, ‘DokuFest’ do të prezantojë një film me regji të regjisorit Johan Grimoprez që ka fituar shumë çmime, duke i ofruar audiencës në Prizren mundësinë për të festuar kinemanë europiane. Programi përmban filmin e mëposhtëm: ‘Soundtrack to a coup d’etat’”- thuhen ë njoftimin e “DokuFest”-it.
Hyrja për të parë programin e ‘DokuFest’-it në “Ditës Europiane të Kinemasë – Arthouse’ është falas.